Dokumentet që i nevojiten një shtetasi të huaj për lejen e qëndrimit në Shqipëri
Marrja e lejes së qëndrimit ose lejes unike (për punësim, bashkim familjar, nomadë digjitalë ose studime) në Shqipëri kryhet online përmes portalit e-Albania.
Mirëpo, që aplikimi të miratohet pa vonesa, dokumentet nga vendi i origjinës duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara në Shqipëri.
Dokumentet kryesore të nevojshme:
- Pasaporta e vlefshme (fotokopje e faqes me të dhënat dhe vizën/vulat e hyrjes).
- Dëshmia e penalitetit nga vendi i origjinës (e pajisur me Vulë Apostille ose legalizim konsullor dhe e lëshuar brenda 6 muajve të fundit).
- Vërtetimi i strehimit në Shqipëri (kontratë qeraje e noterizuar ose certifikatë pronësie).
- Vërtetimi i të ardhurave / Mjeteve financiare (deklaratë bankare, kontratë pune ose vërtetim pensioni).
- Polica e sigurimit shëndetësor e vlefshme në Republikën e Shqipërisë.
- Dokumente specifike sipas motivit (certifikatë martese/lindjeje për bashkim familjar, kontratë pune për Leje Unike, apo diplomë arsimore).
📌 Kujdes: Çdo dokument i lëshuar jashtë Shqipërisë duhet të jetë i vulosur me Apostille përpara se të përkthehet dhe noterizohet.
Në VerbaPontis, ne sigurojmë përkthimin zyrtar nga përkthyes të licencuar dhe asistojmë me procesin e noterizimit që dosja juaj të jetë 100% në përputhje me kërkesat e Policisë së Kufirit dhe Migrimit.
