Në epokën e inteligjencës artificiale, mjetet si ChatGPT apo Google Translate etj ofrojne shpejtësi absolute. Por kur vjen puna te dokumentet zyrtare, përdorimi i tyre mbart rreziqe të mëdha ligjore.
Saktësia Kulturore dhe Juridike
Sistemet automatike përkthejnë fjalë për fjalë, duke humbur kontekstin ligjor. Një term i keqpërkthyer në një kontratë apo certifikatë mund të çojë në refuzimin e menjëhershëm të dokumentit nga ambasadat apo gjykatat.
Mungesa e Vlefshmërisë Zyrtare
Dokumentet për emigracion, studime apo procedura ligjore kërkojnë vulë, nënshkrim dhe certifikim nga një përkthyes zyrtar i licencuar. Mjetet AI nuk mbajnë përgjegjësi ligjore për saktësinë e informacionit.
Këshilla Praktike
-
Kontrolloni gjithmonë kërkesat e institucionit ku do të dorëzoni dokumentin.
-
Besojini përkthimit vetëm agjencive me përkthyes të licencuar.
Pyetje të Shpeshta (FAQ)
-
A e pranon ambasada përkthimin nga Google Translate? Jo, institucionet kërkojnë dokumente të certifikuara ose të noterizuara.
-
Çfarë rrezikoj nga një përkthim automatik? Refuzim të dosjes, vonesa administrative dhe kosto shtesë.
-
Si ta di nëse më nevojitet përkthim i certifikuar? Çdo dokument shtetëror, akademik apo gjyqësor kërkon certifikim zyrtar.
Keni nevojë për përkthim të saktë zyrtar?
Kontaktoni VerbaPontis për përkthime me vlerë të plotë ligjore.
