Cili është dallimi mes përkthimit të certifikuar dhe atij të noterizuar?

Shpesh klientët na pyesin: “A më duhet thjesht një përkthim me vulë përkthyesi, apo duhet patjetër edhe noteri?”
- Përkthimi i Certifikuar: Bëhet nga një përkthyes zyrtar i licencuar, i cili me vulën dhe nënshkrimin e tij vërteton se përmbajtja e dokumentit të përkthyer përputhet plotësisht me origjinalin. Përdoret shpesh për dokumente zyrtare, korrespondenca apo dosje aplikimi.
- Përkthimi i Noterizuar: Është hapi ku noteri vërteton autenticitetin e nënshkrimit të përkthyesit të licencuar. Kjo formë kërkohet nga institucionet shtetërore, ambasadat, zyrat e emigrimit dhe gjykatat.
Ne në VerbaPontis mbulojmë të gjithë zinxhirin e procesit – nga përkthimi profesional deri te noterizimi zyrtar, duke ju kursyer kohë dhe lëvizje pa nevojë.
