Rreth nesh
VerbaPontis është një zyrë përkthimi e themeluar në frymën e precizionit dhe besueshmërisë, e drejtuar nga Odeta Xhafa, përkthyese e betuar me mbi 20 vite eksperiencë në fushën e përkthimeve zyrtare, ligjore, teknike dhe letrare. Emri "VerbaPontis" — nga latinishtja "verba" (fjalë) dhe "pontis" (urë) — simbolizon misionin tonë: të ndërtojmë ura komunikimi të sakta dhe profesionale mes gjuhëve dhe kulturave. Për dy dekada, Odeta Xhafa ka shërbyer individë, biznese, studio ligjore, institucione publike etj, duke ofruar përkthime të sakta, konfidenciale dhe brenda afatit, në kombinime gjuhësore që përfshijnë gjuhë të ndryshme.
Vlerat tona:
- Precizion — çdo term i përkthyer me kujdes terminologjik dhe kontekstual
- Konfidencialitet — trajtim i sigurt i dokumenteve sensitive
- Afate të respektuara — dorëzim në kohë, pa kompromentuar cilësinë
- Eksperiencë e konsoliduar — 20 vite në shërbim të klientëve në Shqipëri dhe jashtë
Bashkëpunim me përkthyes të gjuhëve të rralla
Përveç kombinimeve kryesore gjuhësore, VerbaPontis bashkëpunon ngushtë me një rrjet përkthyesish të betuar dhe të certifikuar për gjuhë të tjera më pak të kërkuara, si turqisht, kinezisht, rusisht, greqisht, spanjisht dhe të tjera. Kjo na mundëson t’u përgjigjemi nevojave të klientëve edhe kur kërkohen kombinime gjuhësore më të rralla, duke ruajtur të njëjtin standard cilësie, konfidencialiteti dhe respektimi të afateve.
Çdo përkthyes partner kalon një proces të kujdesshëm verifikimi për kualifikimet, përvojën dhe besueshmërinë profesionale, në mënyrë që edhe projektet me gjuhë të rralla të trajtohen me të njëjtin nivel profesionalizmi si përkthimet tona kryesore.
ZYRË PËRKTHIMI PROFESIONALE
Përkthime të sakta, të besueshme dhe me cilësi të lartë
Mirë se vini në zyrë tonë të përkthimit, ku profesionalizmi, konfidencialiteti dhe përkushtimi ndaj cilësisë janë prioriteti ynë kryesor. Ofrojmë shërbime përkthimi për individë, biznese dhe institucione, duke garantuar saktësi gjuhësore dhe terminologjike në çdo projekt.
