Si të Përgatisni Dokumentet Tuaja për Përkthim Zyrtar dhe Noterizim: Udhëzues i Plotë

A ju nevojiten dokumente të përkthyera për ambasadë, studime apo punësim jashtë vendit? Mësoni hapat kryesorë për përgatitjen e tyre dhe rëndësinë e vulës apostile.

Po përgatitni dokumentet për të aplikuar për vizë, studime jashtë vendit, bashkim familjar apo për të lidhur një kontratë biznesi ndërkombëtare? Procesi i grumbullimit dhe përgatitjes së dokumentacionit shpesh mund të duket i ndërlikuar. Kjo ndodh për shkak të kërkesave specifike administrative.

Prandaj kemi përgatitur këtë udhëzues me hapat kryesorë që duhet të ndiqni. Kështu do të kurseni kohë dhe do të shmangni refuzimin e dokumenteve nga institucionet apo ambasadat.

1. Verifikoni nëse ju nevojitet Vula Apostile apo Legalizimi

Përpara se të sillni dokumentet për përkthim, kontrolloni një gjë të rëndësishme. A kërkon institucioni pritës Vulën Apostile (për vendet anëtare të Konventës së Hagës)?  Apo legalizim konsullor?

  • E rëndësishme: Vula apostile vendoset mbi dokumentin origjinal, ose kopjen e noterizuar. Kjo bëhet përpara ose pas përkthimit, në varësi të kërkesave të shtetit përkatës.

2. Sigurohuni që Dokumentet të jenë të Qartë dhe të Plotë

Nëse dërgoni dokumentet tuaja online -përmes email-it ose WhatsApp-it- për kuotim apo përkthim:

  • Sigurohuni që skanimi ose fotografia të jetë e qartë, e lexueshme dhe pa pjesë të prerë.

  • Përfshini të gjitha faqet e dokumentit. Kjo përfshin vulat ose shënimet në pjesën e pasme të faqes.

3. Kontrolloni Saktësinë e Emrave (Përshtatja me Pashaportën)

Saktësia e emrave dhe mbiemrave është kritike. Edhe një ndryshim i vogël në gërmëzimin e emrit tuaj në gjuhën e huaj mund të shkaktojë vonesa.

Për këtë arsye rekomandohet të vendosni në dispozicion edhe një kopje të pasaportës. Kështu përkthyesi do të përdorë formën e saktë zyrtare të emrit tuaj.

4. Ndryshimi ndërmjet Përkthimit të Certifikuar dhe të Noterizuar

A e dini se cili variant ju nevojitet? Ja dallimi:

  • Përkthim i Certifikuar: Kryhet nga një përkthyes i licencuar. Ai vendos vulën e tij zyrtare duke konfirmuar saktësinë e përkthimit.

  • Përkthim i Noterizuar: Pas përkthimit dhe nënshkrimit nga përkthyesi i licencuar, noteri vërteton nënshkrimin e tij. Ky format kërkohet rregullisht nga gjykatat, ambasadat dhe institucionet shtetërore.

Pse të Zgjidhni Zyrën Tonë të Përkthimit?

Në zyrën tonë, ne nuk ofrojmë thjesht përkthim teksti.  Përkundrazi, ju udhëzojmë hap pas hapi në të gjithë procesin administrativ. Falë përvojës sonë të gjatë në fushën e përkthimeve zyrtare, ju garantojmë:

  • Saktësi maksimale terminologjike.

  • Dorëzim brenda afateve të rëndësishme.

  • Asistencë të plotë për noterizim dhe vulosje zyrtare.

Keni pyetje për dokumentet tuaja?

Nuk jeni të sigurt se nga t’ia nisni? Dërgoni dokumentet tuaja sot për një konsultë dhe vlerësim falas!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *