Mësimi i një gjuhe të huaj shpesh duket si një mal i lartë që vështirë kalohet. Shumë njerëz mendojnë se duhet të jesh i ri, të kesh talent të veçantë ose të studiosh me orë të tëra mbi libra gramatike. E vërteta është krejt ndryshe: cilido mund të mësojë një gjuhë të re nëse përdor metodën e duhur!
Në VerbaPontis, ne besojmë se gjuhët janë ura që lidhin njerëzit, jo pengesa. Ja pesë këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni që sot:
• Fillo me hapa të vegjël: Mos u mundo të mësosh 50 fjalë në ditë. Mjaftojnë 5 deri në 10 fjalë të reja çdo ditë. Vazhdimësia është çelësi i suksesit.
• Lidhe gjuhën me hobit e tu: Të pëlqen muzika? Dëgjo këngë në atë gjuhë dhe lexo tekstin. Të pëlqejnë filmat? Shikoje me titra në gjuhën origjinale. Kur mëson përmes diçkaje që do, truri e thith informacionin pa mundim.
• Mos u trego i ashpër me veten për gabimet: Gabimet janë pjesë natyrale e proçesit. Fëmijët bëjnë qindra gabime kur mësojnë të flasin, por nuk dorëzohen. Rëndësi ka të kuptohesh, jo të flasësh në mënyrë perfekte që ditën e parë.
• Ndrysho gjuhën e telefonit: Kjo është një truk i thjeshtë por shumë efektiv. Duke e kthyer telefonin në gjuhën që po mëson, truri yt do të mësohet me fjalët e reja në mënyrë automatike.
• Praktiko çdo ditë nga pak: Më mirë 15 minuta çdo ditë se vetëm 3 orë të dielën. Praktika e përditshme e mban mendjen të stërvitur.
Rruga për të mësuar një gjuhë të re nuk ka pse të jetë e komplikuar. Me pak durim dhe me metodat e duhura, do të habiteni se sa shpejt do të filloni të flisni me vetëbesim.
Si të mësosh një gjuhë të re pa u stresuar: 5 Këshilla praktike për çdo moshë

